Kosova është rasti më i veçantë në historinë e njerëzimit!
Vitet e 90-ta janë rasti më i veçantë i Kosovës, ku në çdo sferë janë zhvilluar aktivitetet jashtë institucioneve dhe objekteve tona sportive për faktin se ato ishin uzurpuara nga okuaptori serb.
Garat sportive janë zhvilluar në livadhe e fusha të improvizuara dhe vazhdimisht nën kërcënime të rënda nga regjimi serb.
Një rast interesant e ka treguar edhe shoferi i autobusit të asaj kohe, Bedriu, i cili ishte duke bartuar futbollistët e Ferizajt.
“Ishim duke shkuar për në fshatin Novosellë. Milicia serbe na ndali në hyrje të Gjakovës! Milici e pa autobusin me veshje sportive dhe bërtiste e shante me aq fuqi që kishte e në gjuhën serbe!
Ku po shkoni? Unë nuk iu përgjigja, mbeta i shtangur!!! Ndërkohë, kryetari i klubit të Ferizajt, Afrim Abazi, nuk e di si e mori atë guxim dhe reagoi me gjakftohtësi! ‘Unë jam kryetar i klubit’!
Po shkojmë të zhvillojmë një ndeshje futbolli në Novosellë.
Një ndeshje në kuadër të Kampionatit të Republikës së Kosovës”, ia ktheu Afrim Abazi milicit. Ndërkohë, milici si i çartur, i thotë:
“Pasi po e tregoni të vërtetën, ikni e mos të ju shoh, vazhdoni rrugën, ndryshe do të ishit rrahur keq”, ka treguar Bedriu para një kohe.
Kjo ngajrje edhe sot i kujtohet Afrim Abazit dhe ende nuk e di se si shpëtuan pa u rrahur e arrestuar në ndalesën që ndodh në hyrje të Gjakovës.
Afrim Abazi ka dhënë kontribut të madh në futboll gjatë gjeneratës së sakrificës.