Përveç Liverpool-it, në garë për të transferuar Alexander Isak ka hyrë fuqishëm edhe Al-Hilal.
Klubi arab është gati të dorëzojë ofertën e parë në drejtim të Newcastle, e cila do të jetë 120 milionë euro, shifra më e madhe e ofruar deri tani për sulmuesin suedez.
Pasi u refuzuan në mënyrë të vazhdueshme nga Victor Osimhen, i cili ka zgjedhur të transferohet te Galatasaray, klubi i drejtuar nga Simone Inzaghi është hedhur i gjithi në sulm për të transferuar Alexander Isak.
Suedezi shkëlqeu në sezonin e kaluar ku shënoi 27 gola dhe aktualisht mund të konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë, ndaj dhe interesimi për të ka ardhur duke u shtuar.
Ndërkohë, burime të ndryshme nga Anglia tregojnë se Isak jo vetëm që e ka dëgjuar ofertën saudite, por ka miratuar edhe negociatat e transferimit, një vendim që mund të përshpejtojë rezultatin e një prej marrëveshjeve më të shtrenjta të kësaj vere..