Ten Hag turpërohet në debutim

- Bota Sot

Ten Hag turpërohet në debutim

“Dita e mirë shihet që në mëngjes”, thotë një shprehje popullore dhe duket se Erik ten Hag nuk e ka nisur si duhet eksperiencën e tij si trajner i Leverkusenit.

Pas një periudhe të keqe te United, trajneri holandez, që kishte lënë mbresa me lojtarët e rinj tek Ajax, ka vendosur të fillojë nga e para te Bayer Leverkusen.

Ndeshja e parë, një miqësore, megjithatë, nuk është një shenjë e mirë: gjermanët (që po përgatiten në Sao Paulo) u ndëshkuan pesë herë nga ekipi nën-20 vjeç i Flamengos (ndeshja përfundoi 5-1).

Duhet thënë se Leverkuseni doli në fushë me një formacion shumë të riorganizuar dhe brazilianët janë në kulmin e sezonit të tyre, por shuplaka mbetet, dhe sigurisht që nuk ishte një prezantim i shkëlqyer për trajnerin e ri, edhe pse një miqësore vlen pak ose aspak.



Lexoni të gjitha në Bota Sot