Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Noni Madueke ditë më parë iu bashkua Arsenalit nga Chelsea.
Në rrjetet sociale, ai ka marrë një mesazh tejet qesharak nga ish-bashkëlojtar i tij, Wesley Fofana.
Fofana i ka shkruar Nonit në rrjetet sociale, duke i thënë kujdes këmbët.
“Shihemi në fushë, kujdes këmbët. Ne jemi armiq tani. Më të mirat miku im”, ka shkruar Fofana
Kujtojmë që Blutë e Londrës nga ky transferim kanë përfituar pothuajse 70 milionë euro.