Kevin De Bruyne u largua nga Manchester City pas 10 viteve dhe u bashku me Napolin.
Mesfushori belg ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Kampionin e Italisë, e vlefshme deri në vitin 2027./
33-vjeçari ka treguar arsyet që e kanë bërë të luaj te Napoli.
“Vendosa të bashkohem me Napolin pasi projekti këtu është ambicioz, mund të ndiej se klubi po përparon me shpejtësi.
Euforia ime ishte e qartë kur Napoli më prezantoi projektin dhe vizionin e tyre.
Ndihem se këtu mund të jemi konkurrues, kjo është ajo që doja.”, ka deklaruar De Bruyne.