Britania e Madhe sanksionon spiunët rusë për qëllime keqdashëse

- Bota Sot

Britania e Madhe sanksionon spiunët rusë për qëllime keqdashëse

Tre njësi të inteligjencës ushtarake nga agjencia ruse e spiunazhit GRU dhe 18 oficerë janë sanksionuar për dyshimin se "përhapin kaos dhe çrregullim me urdhër të Presidentit rus Vladimir Putin".

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, e lidhi aktivitetin me mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën dhe tha se spiunët e GRU-së "po drejtonin një fushatë për të destabilizuar Evropën".

Ne zhvillime tjera, Bashkimi Evropian vendosi "sanksionet më të forta" deri më tani ndaj Rusisë, të cilat Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i quajti "thelbësore dhe në kohën e duhur".

Masat e fundit të BE-së, të njoftuara të premten, përfshinin një ndalim të transaksioneve që lidhen me tubacionin e gazit natyror Nord Stream dhe uljen e një limiti në çmimin me të cilin mund të blihet nafta ruse.

Zyrtarët britanik kane thënë se sanksionet e vendosura nga Mbretëria e Bashkuar ndaj 18 oficerëve rusë të inteligjencës ushtarake GRU janë "veprimi më i madh kundër spiunëve rusë" që nga pasojat e helmimeve me Novichok në Salisbury në vitin 2018.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha se një nga njësitë e inteligjencës që kishte sanksionuar - Njësia 26165 - ishte përfshirë në shënjestrimin e Mariupolit, duke përfshirë një sulm që goditi teatrin e qytetit ukrainas, duke vrarë qindra civilë.

Ajo tha se kishte vendosur gjithashtu masa ndaj oficerëve të inteligjencës që vendosën programe spiunazhi në telefonin e Yulia Skripal, e cila së bashku me babain e saj u shënjestruan nga agjentë të dyshuar rusë në Salisbury me agjentin nervor Novichok.

Ministria e Jashtme shtoi se Rusia kishte shënjestruar organizatat mediatike të Mbretërisë së Bashkuar, kompanitë e telekomunikacionit, infrastrukturën energjetike dhe institucionet politike.



Lexoni të gjitha në Bota Sot