Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha të shtunën se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar dy dronë gjatë rrugës për në kryeqytetin e Rusisë.
“Një tjetër sulm me dron ndaj Moskës është zmbrapsur.
Specialistët e shërbimeve të emergjencës po punojnë në vendin ku ranë mbeturinat”, tha ai në Telegram.
Agjencia ruse e aviacionit, Rosaviatsia, tha të shtunën se dy aeroporte të Moskës – Vnukovo dhe Domodedovo – kishin pezulluar vajtje-ardhjet për të garantuar sigurinë ajrore, shkruan Reuters.