Milani publikon listën e lojtarëve të grumbullua

- Bota Sot

Milani publikon listën e lojtarëve të grumbullua

Milani ka zhvilluar sot një test miqësor me ekipin U23 dhe më pas skuadra ka nisur përgatitjen për pjesëmarrjen në turneun aziatik që do të zgjatë për rreth 10 ditë.

Ekipi do të udhëtojë drejt Azisë së largët për stërvitje, turne promocionale dhe disa miqësore me emra të njohur të futbollit europian.

Sipas planit, Milani do të ndeshet në Singapor me Arsenalin, në Hong Kong me Liverpulin dhe në Perth të Australisë me Perth Glori, para se të kthehet përsëri në Europë ku ka planifikuar miqësore të tjera në ditët e para të gushtit para fillimit të kampionatit.

Në listën e lojtarëve të grumbulluar për turneun nga trajneri Alegri, bie në sy se mungojnë 4 emra të cilët janë jashtë planeve të skuadrës: Adli, Benaser, Emerson Rojal dhe Pobega. Ky i fundit është në bisedime me Bolonjën dhe së shpejti mund të bëhet zyrtarisht pjesë e kësaj skuadre me transferim përfundimtar.

LISTA

Portierë: Menja, Ravejre, Terraçiano, Torriani.

Mbrojtës: Bartesagi, Dutu, Gabia, A. Himenez, Manji, Pavloviç, F. Terraçiano, Çau, Tomori.

Mesfushorë: Bondo, Komoto, Fofana, Loftus-Çik, Musah, Pulisiç, Riçi, Salemakers.

Sulmues: Çukvueze, Kolombo, Leao, Liberali, Okafor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot