Vokrri nuk është pjesë e Llapit

- Bota Sot

Vokrri nuk është pjesë e Llapit

Futbollisti Diar Vokrri i ndanë rrugët me Llapin e Podujevës, duke iu bashkuar Ballkanit të Therandës. 

Lajmi konfirmohet nga KF Llapi.

“Me kërkesë të vetë futbollistit dhe pas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve, Diar Vokrri karrierën do ta vazhdojë tek FC Ballkani.

Klubet kanë rënë dakord për të gjitha detajet e transferimit, ndërsa Vokrri do t’i bashkohet menjëherë skuadrës suharekase për angazhimet ndërkombëtare.

21-vjeçari gjatë periudhës së tij me fanellën bardhekaltër ka regjistruar 71 paraqitje zyrtare në të gjitha garat dhe ka kontribuar me 7 asistime.

KF Llapi e falënderon Vokrrin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke i uruar shumë suksese në sfidat e radhës!”, thuhet në njoftimin e KF Llapit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot