Ardian Ismajli ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij, duke iu bashkuar gjatë kësaj vere skuadrës së Torinos.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka nisur menëhjerë punën me ekipin dhe projektohet të jetë mes titullarëve te torinezët që kanë ambicie të luftojnë për një vend në Europë.
Një sezon që nis me një skuadër ndryshe, por edhe me një numër fanelle ndryshe për Ismajlin, i cili nuk do të ketë të preferuarin e tij në këtë edicion në Serinë A. Gjatë gjithë karrierës, Ismajli ka mbajtur mbi shpinë numrin 34, që e ka shoqëruar edhe te Hajduk Spliti, Specia e së fundmi Empoli.
Në këtë sezon Ismajli do ta nisë me numrin 44 në fanellë.
Kjo, pasi numri 34 i përket një tjetër futbollisti që ka kohë te Torino, Biragit. Ndaj mbrojtësi i Kombëtares ka zgjedhur një numër të përafërt për të mbajtur në këtë edicion të tij të parë me fanellën e Torinos.