Rusia po vazhdon me fushatën e sulmeve masive ajrore kundër qyteteve në Ukrainë, përderisa forcat ukrainase, në Pokrovsk po vazhdojnë t`i shkaktojnë Rusisë humbje të mëdha në njerëz dhe mjete.
Rusia ka vazhduar me fushatën e sulmeve masive ajrore kundër qyteteve ukrainase- sipas njoftimeve, forcat ruse gjatë natës së kaluar përsëri lansuan qindra fluturake pa pilot dhe dhjetëra raketa balistike drejtë Ukrainës - duke u siguruar në këtë mënyrë që, së paku disa prej tyre, do të arrijnë tek caqet.
Edhe pse mbrojtja ajrore e Ukrainës ka arritur të rrëzon apo neutralizon pjesën më të madhe të fluturakeve dhe raketave, disa prej tyre goditën caqe në ODessa, rajonin e Dnipropetrovsk si dhe atë të Zaporizhzhia-s.
Këto sulme goditën caqe civile dhe ndërtesa të banimit duke shkaktuar viktima në mesin e banorëve të këtyre rajoneve.
Ndërkohë, është bërë e ditur se forcat Ruse po vazhdojnë me sulme të pandalura në rajonin e Pokrovsk-ut, ku ato që disa muaj po tentojnë, pa sukses, të zmbrapsin mbrojtësit Ukrainas.
Sipas njoftimeve, Rusia po vazhdon të pranon humbje të mëdha në njerëz dhe teknikë ushtarake në këtë rajon por, ende vazhdon me taktika të sulmeve masive të cilat nga ukrainasit po përshkruhen si vet-vrasëse.
Burimet ukrainase, si dhe ato të inteligjencës perëndimore, thonë se Rusia, deri me tani, në luftën në Ukrainë ka humbur më shumë se 1 milion njerëz, megjithatë, Moska nuk duket e gatshme të ndalon agresionin.