Besa nuk di të ndalet

- Bota Sot

Besa nuk di të ndalet

Besa ka arritur marrëveshje me mesfushorin Redon Danaj, kontratë 2-vjeçare. 24-vjeçari i është bashkuar kavajasve, me qëllim për t’u ringritur në Superiore.

Zyrtarizimi ka ndodhur ditën e sotme, ku klubi e ka njoftuar përmes rrjeteve sociale këtë afrim.

Danaj vjen te klubi kavajas pas eksperiencës me Kukësin në Kategorinë e Parë. Kartoni i futbollistit në fjalë nuk e kalon kufirin e 50 mijë euro.

“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me mesfushorin Redon Danaj, i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin shqiptar. Mesfushori vjen pas aventurës me Kukësin ne Kategorinë e Parë dhe ka firmosur për 2 vite me ekipin tonë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot