UEFA i dërgon Vllaznisë gjyqtarin grek që debutoi

- Bota Sot

UEFA i dërgon Vllaznisë gjyqtarin grek që debutoi

Aleksandros Tsakalidis do të vendosë drejtësi në ndeshjen e parë të Vllaznisë kundër Vikingur. UEFA ka caktuar trupë gjyqtarësh nga Greqia për ndeshjen në “Loro Boriçi”, që vlen për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

32-vjeçari nuk ka eksperiencë me klubet në Europë, pasi vetëm këtë vit debutoi si gjyqtar i ri i FIFA-s. Tsakalidis gjykoi ndeshjen Kopenhagen-Heidenheim në shkurt për Ligën e Konferencës, dhe pse nuk ishte programuar për të.

Gjyqtari grek zëvendësoi Anastasios Papapetrou, që mungoi për shkaqe shëndetësore. Krah Tsakalidis janë caktuar edhe Valileios Nikolakakis dhe Reinhart Buxbaum. Si gjyqtar i katërt do të qëndrojë Fotios Polykronis.

Presidenti Xhaferi dhe trajneri Martini shprehën pakënaqësi pas ndeshjes ndaj Daugavpils në Elbasan. Shkak u bënë disa raste që sipas tyre ishin penallti dhe nuk u akorduan.



Lexoni të gjitha në Bota Sot