Pas dy tërmeteve të forta, epiqendra e të cilave ishte në Oqeanin Paqësor, u lëshua një alarm për cunami në disa zona të Rusisë.
Ndërsa tani po shpërndahen pamje në rrjete sociale ku shihet fuqia e tërmetit, dollapët dridhen e llambadarët bien.
Ndryshe, tërmeti me magnitudë 7.4 goditi rreth 143 kilometra në lindje të qytetit rus Petropavlovsk-Kamchatsky.
Qyteti ka një popullsi prej 180,000 banorësh dhe është vendbanimi më i madh i rrezikuar nga kërcënimi.
Një tërmet pak më i vogël me magnitudë 6.7 goditi vetëm pak minuta më parë në një zonë të ngjashme.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima pas tërmeteve.