Sancho është objektivi kryesor, por Juventusi ka një plan B nëse dështon transferimi i anglezit

- Bota Sot

Sancho është objektivi kryesor, por Juventusi ka një plan B nëse dështon transferimi i anglezit

Juventusi po vëzhgon nga afër sulmuesin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, teksa kërkon të forcojë repartin ofensiv gjatë merkatos së verës.

Sipas Tuttomercatoweb, 23-vjeçari gjerman ka qenë një objektiv afatgjatë për bardhezinjtë dhe shihet si alternativë në rast se dështojnë bisedimet për Jadon Sanchon e Manchester United.

Adeyemi mund të bëhet një opsion serioz edhe nëse Juventusi vendos të shesë Nico Gonzalezin, duke liruar hapësirë në skuadër dhe fonde për përforcime të reja.

Borussia Dortmund e vlerëson kartonin e lojtarit rreth 50 milionë euro. Klubi gjerman është i gatshëm të shqyrtojë ofertat, por vetëm nëse janë të konsiderueshme.

Pavarësisht interesimit nga Juventusi dhe disa klube të tjera italiane, Adeyemi thuhet se dëshiron të qëndrojë në Dortmund, ku ndjehet i vlerësuar dhe i përshtatur me ambientin.

Deri tani nuk ka pasur kontakte zyrtare midis klubeve, por Juventusi mbetet në pritje dhe gati për të vepruar nëse hapet një mundësi reale.

Me tregun që ende është i hapur, pritet që zhvillimet në javët e ardhshme të qartësojnë të ardhmen e sulmuesit të talentuar gjerman. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot