Viktor Gyökeres do vetëm Arsenalin

- Bota Sot

Viktor Gyökeres do vetëm Arsenalin

E ardhmja e Viktor Gyökeres nuk është vendosur ende edhe pse lojtari i ka bërë me dije klubit të tij se dëshiron që të transferohet në Londër ku e pret Arsenal.

Në takimin e fundit mes dy klubeve “Topçinjtë” ofruan për suedezin 73 milionë euro (63 milionë euro si shifër fikse ndërsa 10 milionë të tjera në bazë të performancës së lojtarit dhe arritjeve të klubit në sezonet në vazhdim). Por ky propozim i Arsenal nuk ka bindur drejtuesit e Sporting, të cilët kërkojnë minimalisht 80 milionë euro.

Një shifër të tillë është treguar e gatshme ta paguajë ekipi i Manchester United. Ish-trajneri i Sporting, Ruben Amorim, po bën gjithçka që është e mundur për të afruar sulmuesin në “Old Trafford”.

Sipas medieve portugeze situata e krijuar është mjaft delikate pasi Sporting është pranë finalizimit të akordit me United ndërsa lojtari e ka bërë që qartë vullnetin e tij se kërkon që të jetë pjesë e skuadrës së Arsenal.



Lexoni të gjitha në Bota Sot