Edon Hasani mbylli aventurën me Elbasanin në Superiore pas dy sezonesh. Tashmë mesfushori 33-vjeçar ka bërë të ditur ekipin e sezonit të ardhshëm në Kategorinë e Parë.
Besa e Kavajës ka firmosur pak më parë me Edon Hasanin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra kavajase nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
Njoftimi zyrtar i Besës:
Edon Hasani verdhezi
Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me mesfushorin Edon Hasani, i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin shqiptar .
Mesfushori vjen pas aventurës me Elbasanin dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë.