Lumbardha Misini, futbollistja më e re e Servette

- Bota Sot

Lumbardha Misini, futbollistja më e re e Servette

Futbollistja Lumbardha Misini ka nënshkruar kontratë me ekipin e njohur zviceran, Servette FC Chênois Féminin.

Futbollistja ferizajase e ka bërë edhe një hap të madh në karrierë pas sezonit pozitiv që pati me Trabzonsporin në elitën e futbollit turk, ku bëri njëzet e dy paraqitje dhe e shënoi një gol. Marrëveshja mes reprezentueses kosovare dhe klubit nga Gjeneva, Servette FC Chênois Féminin është arritur për një vit, me mundësi zgjatjeje kontrate edhe për një vit tjetër.

Lumbardha Misini luan në rolin e mesfushores qendrore dhe te klubi i ri do ta mbajë fanellën me numrin 6.

Ky transferim dëshmon që futbolli i vajzave në Kosovë është në ngritje e sipër, aq më shumë kur një futbolliste e formuar në futbollin vendor, me sukses e vazhdon karrierën në skenën evropiane.

Njëzet e dy vjeçarja pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Hajvalia, luajti edhe në Shqipëri te Vllaznia e Shkodrës ndërsa për Kombëtaren e Kosovës deri më tani i ka bërë 30 paraqitje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot