Tmerr në det – anija shpërthen në flakë, 280 pasagjerë hidhen në ujë

- Bota Sot

Tmerr në det – anija shpërthen në flakë, 280 pasagjerë hidhen në ujë

Një anije me 280 persona shpërtheu në flakë pranë brigjeve të Indonezisë, duke i detyruar pasagjerët e tmerruar të hidheshin në det të veshur me jelekë shpëtimi.

Momentet tragjike u kapën nga kamerat e telefonave celularë dhe qarkulluan në mediat sociale. Pamjet tregojnë zjarrin e madh dhe një re të dendur tymi që ngrihet në qiell.

Zjarri shpërtheu në anijen KM Barcelona, e cila po operonte në itinerarin Manado-Tahunda, sot rreth orës 13:30 sipas kohës lokale.

Pasagjerët filluan të bërtisnin nga paniku dhe të qanin nga frika. Të gjithë veshën jelekët e shpëtimit dhe, me ndihmën e ekuipazhit, u hodhën në det.

Shkaku i zjarrit është ende i panjohur. Tre anije shpëtimi, KM Barcelona III, KM Venecian dhe KM Cantika Lestari 9F, nxituan në vendngjarje, teksa për fat të mirë nuk raportohet për viktima.



Lexoni të gjitha në Bota Sot