Paralajmëron një sezon të shkëlqyer në Serinë A

- Bota Sot

Paralajmëron një sezon të shkëlqyer në Serinë A

Ish-mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares italiane, Marko Materaci, ishte i pranishëm në turneun ‘Bilboa Bobo Summer Cup Padel’ Tour 2025 në Cervia, ku u ndal për të folur para mikrofonëve të La Gazzetta dello Sport.Ai filloi duke komentuar vendimin e zikaltërve për të emëruar ish-shokun e tij të skuadrës, Kristian Kivu, si pasardhës të Simone Inzagit.

“Është një mundësi fantastike, edhe pse ai ka pak përvojë në Serie A, por mendoj se është e mjaftueshme. Ai e njeh shumë mirë mjedisin dhe tani ka një mundësi fantastike që shpresoj ta shijojë.”

Kampioni i Botës me Italinë në 2006-ën foli më pas për një objektivin e profilit të lartë për Interin në këtë merkato, nigerianin Ademola Lukman nga Atalanta.

“Lukman, përforcimi i duhur për të synuar titullin?

Objektivi është vendi i parë. Favoritet janë skuadra që fitoi ligën, dhe në këtë rast, është Napoli, e cila gjithashtu po e forcon shumë mirë skuadrën e saj. Milani do të kthehet, Juve do të jetë një skuadër e shkëlqyer, do të jetë një sezon i shkëlqyer.”

Së fundmi, për mbrojtësin e Parmës, Xhiovani Leoni : “Të gjithë e duan, mendoj se e kanë ndjekur. Shpresoj, duke pasur parasysh që ai luajti me Kristianin, të mund të vijë te Interi.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot