Napoli thuajse i kompletuar me dy goditjet e fundit

- Bota Sot

Napoli thuajse i kompletuar me dy goditjet e fundit

Me mbërritjen e sulmuesit Lorenzo Lucca nga Udinese dhe mbrojtesit Beukema nga Bologna, skuadra e Napolit është pothuajse e plotë.

Conte tani dëshiron pjesën e fundit të puzzle: një sulmues krahu të aftë për të bërë një ndryshim edhe më të madh.

Ndoye mbetet favoriti, por diferenca me Bologna-n nuk po ngushtohet, pavarësisht se Napoli tashmë kanë një mirëkuptim bazë me zviceranët, të cilët do të donin të luanin për Napolin.

Ndërkohë, ata po mbajnë sytë hapur edhe te Nusa i Leipzig dhe Chiesa i Liverpool.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë asnjë përparim.

Për të finalizuar skuadrën, tani nevojitet një zëvendësues për Meret, dhe Napoli vazhdon të mbajë kontakte me Torinon në lidhje me Milinkovic-Savic. Kjo lëvizje mund të përfshijë edhe Ngonge qe do te shkonte te Torino.



Lexoni të gjitha në Bota Sot