Skuadra e Rubin Kazanit ka shënuar gol ndaj Akhmat Grozny, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë në elitën e futbollit rus.
Golin për 0:1 e shënoi futbollisti shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj.
Shabanhaxhaj shënoi një gol të bukur në minutën e 24’të pas një asisti nga Rozhkov.
Në këtë ndeshje është duke luajtur edhe dyshja tjetër shqiptare, Mirlind Daku dhe Hoxha.