Firmos me një mbrojtës brazilian

- Bota Sot

Firmos me një mbrojtës brazilian

Skuadra e Besës nuk ka të ndalur në ditët e fundit me afrime në ekip. I radhës është një brazilian,

Bianor Neto. Kavajasit shpresojnë se eksperienca e 31-vjeçarit do ndihmoi ekipin në sezonin e ri.

Ai vjen si transferimi me parametra zero, ndërsa edicionin e fundit ka qenë prezentë në ligën e dytë të Tajlandës. Emri i tij nuk është i padëgjuar, pasi më herët ka djerësitur fanellën e dy kubeve shqiptare, specifikisht Shkupit dhe Llapit.

Ja reagimi i Besës për këtë lëvizje:

“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me qendër mbrojtësin brazilian Bianor Neto, i cili bashkohet me ne për aventuren e re në futbollin shqiptar. Mbrojtësi vjen pas aventurës në kampionatin tailandez dhe pritet te jetë një vlere e shtuar per ekipin tonë”..



Lexoni të gjitha në Bota Sot