Skuadra e Tiranës nuk ishte në gjendje të tregonte versioni më të mirë kundër Lirisë, ndeshje e përfunduar 2-3 për ekipin nga Prizreni.
Për trajnerin Vangjel Mile, ky ishte testi i parë në “timonin” e kryeqytetasve, ndonës jo me “këmbën e mbarë”.
Duhet thënë se bardheblutë kanë kryer një sër transferimesh të rëndësishme në këtë merkato verore, duke rritur pritshmëritë.
Një ditë pas ndeshjes, ka ardhur edhe reagimi i klubit në rrjetet sociale: “Ndeshja e parë miqësore nën drejtimin e trajnerit Vangjel Mile, ndaj ekipit Liria Prizrenit.
Stafi teknik aktivizoi të gjithë kontigjentin e grumbulluar në një sfidë me ritëm e gola ku rezultati përfundimtar u mbyll 2-3 në favor të miqve. Golat per bardh e blutë u shënuan nga Rafa 37 dhe Tabekou 40. Ekipi vijon përgatitjet me intensitet të lartë në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik”.