Shtatëmbëdhjetë vjet në një klub janë një përjetësi dhe Saul Niguez tani është në prag të largimit nga Atletiko Madrid.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabricio Romano, mesfushori 30-vjeçar ka vendosur të ndërpresë kontratën e tij (e cila kishte ende një vit të mbetur) dhe të largohet nga Spanja.
Kjo nuk është rastësi, duke pasur parasysh se Trabzonspor në Turqi e pret, me të cilin Saul ka arritur tashmë një marrëveshje verbale.
Kështu përfundon lidhja midis Saul dhe Atletiko, i cili u ngjit në radhët e Akademisë për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë të ekipit. Por pesë vitet e fundit kanë qenë një provë e vështirë, performancat e lojtarit kanë rënë dhe prania e tij është zbehur gradualisht.
Gjatë karrierës së tij me Atletikon, ai ka grumbulluar 427 paraqitje, duke shënuar 48 gola dhe dhënë 26 asiste. Ai ka luajtur 19 ndeshje për ekipin kombëtar spanjoll, duke shënuar tre gola.