Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, Kristian Vieri u intervistua në orët e fundit nga “Sport Mediaset” në kuadër të eventit Bilboa Bobo Summer Cup Padel 2025.
Ai u ndal te sezoni i ri në Seria A duke u shprehur se titulli do të vendoset mes Interit, Napolit dhe Juventusit.
“Edhe pse Napoli fitoi titullin dhe për këtë arsye duhet të jetë favorit, them se sipas mendimit tim Interi ka skuadrën më të fortë. Por ky është mendimi im, mund të gabohem.
Sipas mendimit tim, Interi dhe Napoli do të konkurrojnë për titullin së bashku me Juventusin. Milani? Ata janë një punë në zhvillim e sipër, dy lojtarë të shkëlqyer janë larguar dhe duhet t’i zëvendësojnë. Tregu i transferimeve është i hapur, le të shohim se çfarë mund të bëjnë në fund”, deklaroi Vieri.