Ballkani zyrtarizon Vokrrin

- Bota Sot

Ballkani zyrtarizon Vokrrin

Nënkampioni i Kosovës, Ballkani i Suharekës, ka zyrtarizuar futbollistin Diar Vokrri.

Ky futbollist, së fundi ka qenë pjesë e Llapit të Podujevës.

“FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Diar Vokrri, i cili nga sot zyrtarisht i bashkohet klubit tonë.
Një emër me potencial të madh që vjen për të forcuar edhe më shumë skuadrën tonë në rrugëtimin evropian dhe garat vendore.

Me këtë përforcim, vazhdojmë të ndërtojmë një skuadër konkurruese për sfidat që na presin në kampionat dhe arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot