Kapiteni i Brugge për Jasharin: Paguani 40 milionë euro dhe merreni

- Bota Sot

Kapiteni i Brugge për Jasharin: Paguani 40 milionë euro dhe merreni

Telenovela e merkatos mes Ardon Jasharit dhe AC Milan vazhdon të zërë faqet e para në Belgjikë e Itali. Pas mungesës së mesfushorit zviceran në Superkupën e fituar nga Club Brugge ndaj Union Saint-Gilloise (2-1), kapiteni i ekipit, Hans Vanaken, ka komentuar situatën me tone ironike dhe të drejtpërdrejta.

“E kuptoj Jasharin. Edhe unë do të doja të shkoja në Milano në moshën e tij. Nëse Milani do ta dojë vërtet, le të paguajë 40 milionë euro dhe do ta kalojmë këtë histori,” deklaroi Vanaken për “Dazn”.

Ai shtoi se ekipi është i gatshëm ta mirëpresë sërish lojtarin nëse kthehet në stërvitje, por theksoi se Brugge nuk mund të mbetet peng i dëshirave personale: “Nëse nuk dëshiron të luajë për ne, do ta përballojmë. Jeta vazhdon.”

Trajneri Nicky Hayen konfirmoi se Jashari duhet të kthehet në stërvitje të hënën, ndërsa shprehu besim se klubi do ta menaxhojë siç duhet situatën, edhe pse e cilësoi atë si të ndërlikuar.

Për momentin, gjithçka varet nga Milani dhe gatishmëria e tij për të përmbushur kërkesën financiare të Brugge, që kap vlerën e 40 milionë eurove. Jashari mbetet objektiv i qartë i kuqezinjve, por konkurrenca dhe çmimi mund të bëhen pengesa serioze për realizimin e transferimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot