Aksident në Rusi, autobusi bie nga 25 metra lartësi – të paktën 13 të vdekur

- Bota Sot

Aksident në Rusi, autobusi bie nga 25 metra lartësi – të paktën 13 të vdekur

Trembëdhjetë persona u vranë dhe 20 të tjerë u lënduan pasi një autobus që transportonte punëtorë minierash në rajonin e largët lindor të Rusisë, Jakutia, u rrëzua.

Shoferi duket se ka humbur kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga dhe duke e bërë autobusin të bjerë 25 metra në një përrua, shkruajnë mediat e huaja.

Incidenti ndodhi rreth mëngjesit, sipas ministrisë lokale të brendshme.

Ajo publikoi imazhe që tregonin autobusin e përmbysur pranë një pellgu, me rrotat e tij të kthyera lart.

Ndryshe, sksidentet industriale janë të zakonshme në Rusi, me hetuesit që shpesh tregojnë standarde të dobëta të sigurisë.

Autoritetet lokale shpallën një ditë zie. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot