Edhe Prishtina dhe Ballkani mësojnë rivalët për raundin e tretë në Evropë

- Bota Sot

Edhe Prishtina dhe Ballkani mësojnë rivalët për raundin e tretë në Evropë

Pas Dritës, edhe Prishtina dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në garat evropiane.

Prishtina dhe Ballkani po e përfaqësojnë Kosovën në Ligën e Konferencës.

Tashmë dihen edhe kundërshtarët e mundshëm të dy skuadrave tona, nëse kualifikohen në raundin e tretë.

Shorti për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës është tërhequr të hënën, ndërsa prej kundërshtarëve të mundshëm të Ballkanit e Prishtinës janë edhe AZ Alkmaari i Holandës, Varazhdini i Kroacisë, Vllaznia dhe Maribori i Sllovenisë.

Prishtina dhe Ballkani, nëse kalojnë kundërshtarët e tyre në raundin e dytë, mund të përballen me fitueset e dueleve: Ivler Tampere – AZ Alkmaar, St Joseph’s FC – Shamrock Rovers FC, Varazdin NK – CD Santa Clara, Vllaznia – Vikingur Reykjavik dhe Paksi FC – NK Maribor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot