Vrasje makabre në Stamboll: 22-vjeçarja që refuzoi martesën, u vra dhe u fut në një valixhe

- Bota Sot

Vrasje makabre në Stamboll: 22-vjeçarja që refuzoi martesën, u vra dhe u fut në një valixhe

Trupi i pajetë i 22-vjeçares, studente universitare Ayşe Tokyoz, u gjet i vendosur brenda një valixheje në Eyüpsultan të Stambollit – ngjarja bëri bujë në rrjetet sociale. Tokyoz, e cila dyshohet se kishte pasur një lidhje për një kohë me ish-efektivin e policisë C.K. (38), të cilin e kishte njohur në rrjete sociale, po hetohet për mënyrën dhe rrethanat e vdekjes së saj. Kush ishte Ayşe Tokyoz, sa vjeç ishte dhe si vdiq?

Kush ishte Ayşe Tokyoz, si dhe pse u vra?

Ayşe Tokyaz, studente në vitin e fundit në Fakultetin e Infermierisë në Universitetin Işık, 22 vjeçe, u gjet e vdekur më 13 korrik 2025 brenda një valixheje të lënë buzë rrugës në lagjen Eyüpsultan. U konstatua se e reja ishte vrarë në banesën ku jetonte me ish-policin C.K. në Küçükçekmece.

Pas hetimeve të gjera të ndërmarra nga policia, për vdekjen e Ayşe Tokyaz u arrestuan si të dyshuar C.K. dhe 6 persona të tjerë. U zbulua se C.K. ishte përjashtuar nga radhët e policisë dhe se kishte pasur një lidhje me Ayşe Tokyaz. Ajo kishte refuzuar propozimin për martesë, duke përmendur dallimin në moshë mes tyre, shkruan Isci Haber, transmeton Insajderi.

Motra e saj tregon: E mbante me forcë pranë vetes

Esra Tokyaz, motra binjake e Ayşes, tregoi për publikun përvojën që kishin kaluar. Ajo tha se motra e saj ishte kërcënuar disa herë dhe kishte qenë viktimë e dhunës fizike. Esra tregoi se Ayşe kishte mavijosje në trup dhe njolla gjaku përreth syve. “E mbante me forcë pranë vetes, e thirri për ta takuar për herë të fundit. Ayşe na tha: ‘Shkoni ju, po më kërcënon’”, tregoi ajo.

Trupin e futi në valixhe dhe e la buzë rrugës

Sipas hetimeve, Ayşe Tokyaz u vra dhe më pas trupi i saj u fut në një valixhe, e cila u nxor nga banesa nga C.K. dhe një person tjetër i dyshuar. Trupi u la buzë rrugës në lagjen Eyüpsultan. C.K. u arrestua në vendngjarje pasi një mik i tij telefonoi policinë.

Për të zhdukur provat, tentoi të lyente banesën

Sipas detajeve që dolën nga hetimet, C.K. pas vrasjes tentoi të mbulonte njollat e gjakut duke lyer muret e shtëpisë me ngjyrë të kuqe. Ai gjithashtu kishte dërguar çelësin e banesës te një pastruese për të fshirë provat. Trupi i Ayşe Tokyaz, pas autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Stambollit, iu dorëzua familjes së saj. U bë e ditur se e reja do të varroset në Reyhanlı të provincës Hatay.

KUSH ËSHTË CEMAL KOÇ?

Sipas pretendimeve, Cemal Koç është një ish-polic 38-vjeçar. Mendohet se ai është njohur me Ayşe Tokyaz në rrjetet sociale dhe ka pasur një lidhje emocionale me të për një kohë. Thuhet se Ayşe përpiqej ta bindte familjen për këtë lidhje, por mes çiftit kishte pasur tensione të herëpashershme.

Sipas burimeve policore, Cemal Koç e kishte ftuar Ayşen në banesë kur ajo ishte vetëm, dhe e kishte mbajtur me forcë aty. Më pas ajo u vra në banesë, trupi i saj u fut në një valixhe dhe u nxor nga shtëpia së bashku me një person tjetër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot