AIP prezanton raportin gjashtëmujor të punës: Rritje e efikasitetit, transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale

- Bota Sot

AIP prezanton raportin gjashtëmujor të punës: Rritje e efikasitetit, transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka prezantuar Raportin Gjashtëmujor të Punës për periudhën janar-qershor 2025, duke evidentuar 544 ankesa të pranuara, prej të cilave 431 janë përmbyllur.

Në fushën e qasjes në dokumente publike janë trajtuar 462 ankesa, ndërsa për mbrojtjen e të dhënave personale janë pranuar 82. Agjencia ka realizuar 196 inspektime dhe ka ofruar 29 këshilla ligjore.

Përveç kësaj, janë zhvilluar 20 aktivitete informuese me mbi 450 pjesëmarrës, prej të cilëve 227 janë certifikuar për mbrojtjen e të dhënave. AIP është bërë anëtare e Komitetit Drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë (ENTRI), një hap i rëndësishëm drejt integrimit në platformat evropiane.

Raporti nënvizon përkushtimin për transparencë, privatësi dhe forcimin e të drejtave të qytetarëve në Kosovë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot