Një aksident i rëndë ka ndodhur në veri-perëndim të Gjermanisë, ku disa persona u plagosën kur një makinë doli nga rruga, goditi një djalë 7-vjeçar në trampolinë dhe u ngjit në çatinë e një stalle.
Policia bëri me dije se makina përplasi një mjet të parkuar, kaloi një kalli dhe goditi djalin.
Më pas, makina u katapultua dhe u ngjit në çatinë e objektit, rreth 3 metra lart.
Djali sipas AP, ka pësuar plagë të rënda, ndërsa shoferi dhe gruaja e tij janë lënduar rëndë.
Fëmijët e tyre dhe një pasagjer 13-vjeçar kanë shpëtuar me plagë të lehta.
Emergjencat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa hetimi ka nisur.