Seanca e stërvitjes e klubit të futbollit Winterhausen u kthye në tragjedi, kur një 17 vjeçar në fund të seancës së tyre të vrapimit donte të notonte përtej lumit Main në anën tjetër, por nuk doli nga lumi.
17 vjeçari nuk është gjetur ende, përkundër kërkimeve në shkallë të gjerë.
Kreu i operacionit Florian Radër, tha se operacioni i shpëtimit u ndërpre pas dy orësh sepse “shanset për mbijetesë ishin shumë të pakta”.
“Djemve iu lindi ideja për të notuar nëpër lumin Main nga Sommerhausen në Winterhausen. Me sa duket, adoleshentët nuk ishin të vetëdijshëm se sa i rrezikshëm mund të jetë lumi për shkak të rrymave dhe kjo u shndërrua në një katastrofë”, thë një banorë në Bavari për Bild.