Ballkani përmes një njoftimi në rrjetet sociale kanë bërë me dije për transferimin e Elvis Letajt.
Letaj aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit dhe ai me aftësitë e tij pritet të jetë një forcë shtesë për theranadasit.
Vlen të theksohet që Letaj është po ashtu reprezentues i grupmoshave U21 të Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Ballkani:
FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e mbrojtësit të talentuar Elvis Letaj. Reprezentuesi i Kosovës U21, i njohur për shpejtësinë, vendosmërinë dhe disiplinën taktike, i bashkohet skuadrës sonë për të forcuar repartin defensiv në sezonin e ri.
Letaj vjen nga kampionati kroat dhe konsiderohet një prej mbrojtësve më premtues të gjeneratës së tij.
Me këtë transferim, FC Ballkani tregon edhe njëherë ambicien për të konkurruar denjësisht në arenën vendore dhe ndërkombëtare.