Albian Hajdari arrin marrëveshje me klubin e njohur të Ligës Premier

- Bota Sot

Albian Hajdari arrin marrëveshje me klubin e njohur të Ligës Premier

West Ham United raportohet se është duke planifikuar transferimin e mbrojtësit kosovar, Albian Hajdari, nga Lugano gjatë afatit kalimtar të verës. 

Sipas një raporti nga mediumi gjerman Fussball Transfers, Hajdari ka zgjuar interesimin e klubit londinez, që dëshiron të përforcojë repartin e mbrojtjes me një qendërmbrojtës të ri këtë verë. 

Mbrojtësi i Luganos ka dalë si një objektiv konkret për West Ham, ndërsa raportohet se palët kanë arritur tashmë një marrëveshje verbale për kushtet personale.  

Hajdari thuhet se është i vendosur që ‘të fitojë paratë e tij në Ligën Premier’. 

Në kontratën e tij me Luganon ekziston një klauzolë lirimi prej 5 milionë eurosh, e cila ende nuk është aktivizuar nga klubi anglez. 

Përveç West Hamit, edhe Bayer Leverkusen dhe Werder Bremen janë të interesuara për nënshkrimin e tij këtë verë. 

Hajdari, i cili është pjesë e përfaqësueses së Zvicrës, ka zhvilluar mbi 100 ndeshje për FC Lugano, duke shënuar pesë gola dhe një asistim deri më tani. 

Forma e tij e mirë nuk ka kaluar pa u vënë re, dhe emri i tij tashmë është futur në listat e shumë klubeve të njohura evropiane. West Ham United është ndër pretendentët kryesorë që do të garojnë për firmën e tij gjatë kësaj vere.



Lexoni të gjitha në Bota Sot