Shkëndija në sprovë

- Bota Sot

Shkëndija në sprovë

Gara për një vend në fazën e Ligës në Champions League do të vazhdojë ende për dy ekipe shqiptare. Shkëndija dhe Drita do të zbresin sot në fushën e lojës për të luajtur ndeshjet e tyre të para të turit të dytë.

Kampionë e Kosovës do të përballen në orën 19:00 me Copenhagen në transfertë.

Një sfidë tepër e vështirë kjo për Dritën përballë një kundërshtari me histori të mirë në Champions League.

Nga ana tjetër, Shkëndija do të presë në shtëpi në  orën 20:00 Steauan e Bukureshtit.

Gjithashtu edhe ekipi tetovar si Drita do të përballet me një kundërshtar të vështirë mbrëmjen e sotme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot