Anglia dhe Italia luajnë për një vend në finalen e madhe

- Bota Sot

Anglia dhe Italia luajnë për një vend në finalen e madhe

Në “Stade de Genève” Anglia dhe Italia do të luajnë gjysmëfinalen e parë në program të “Zvicër 2025”.

Për italianet ky takim është i veçantë pasi përballë kanë kampionet në fuqi të turneut ndërsa prezenca e tyre mes katër më të mirave të Europës ishte një surprizë e këndshme pasi mungonin në këtë nivel prej 28 vitesh.

Në kampin tjetër britaniket do të zbresin sot në fushë me ndjesi të mira pasi vitin e kaluar mundën Italinë 5-1 në miqësore.

Sarina Wiegman, komisare teknike e Anglisë, për ndeshjen tha: “Do të ishte mungesë respekti kundrejt Italisë nëse do të mendonim se ne jemi favoritet. Italia është këtu me meritë të plotë dhe do të ishte gabim i madh nëse do ta nënvleftësonim”.

Nga ana tjetër Andrea Soncin, komisari teknik i Italisë, komentoi ndeshjen duke thënë: “Është një takim i hapur. Jemi krenarë për faktin se kemi arritur deri këtu.

Edhe pse kam shumë respekt për vajzat e Anglisë mendoj se pasioni i treguar në fushë nga ekipi ynë është për tu vlerësuar”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot