Gascoigne kthehet në shtëpi

- Bota Sot

Gascoigne kthehet në shtëpi

Lajme të mira për Paul Gascoigne, i cili “tashmë është kthyer në shtëpi dhe është mirë”, siç konfirmoi zëdhënësja e tij Carly Saward për agjencinë “Associated Press”.

Mëngjesin e së premtes, më 18 korrik, ish-mesfushori anglez u gjet në gjendje gjysmë të pavetëdijshme në shtëpinë e tij në Poole, Angli, nga një mik i afërt, dhe u transportua menjëherë në një njësi të mjekësisë emergjente.

Ai u shtrua në terapi intensive pas komplikimeve të vazhdueshme me një problem në fyt, që e kishte shqetësuar prej kohësh. 

Fatmirësisht, situata është stabilizuar dhe “Gazza” është kthyer në shtëpi, duke marrë veten.

 



Lexoni të gjitha në Bota Sot