Vllaznia çon në UEFA edhe Dodajn me Jazxhin

- Bota Sot

Vllaznia çon në UEFA edhe Dodajn me Jazxhin

Vllaznia ka dorëzuar në UEFA listën e lojtarëve për turin e dytë të Ligës së Konferencës, në të cilin shkodranët përballen me islandezët e Vikingur këtë të enjte. Dhe në listë bien në sy disa ndryshime.

Aty janë shtuar emrat e rinj të afruar në këto ditë si portieri Pohls, mesfushori Murataj e sulmuesi Bismark, të cilët kanë plotësuar radhët e shkodranëve për përballjen e dyfishtë me islandezët. Por ajo që bie në sy njëkohësisht në listën e Vllaznisë, është se nuk është hequr emri i protagonistit të turit të parë, Kevin Dodajt, i cili u zyrtarizuar tashmë si pjesë e CSKA të Sofjes.

Gjithashtu, pjesë e listës është çuditërisht edhe Artan Jazxhi, i cili mungoi në dy ndeshjet e para të shkodranëve, ndonëse ishte huazuar për to nga Teuta, për shkak dëmtimi. E sikur të mos mjaftonte kjo, ai u kthye këtë javë në stërvitje me Teutën, duke injoruar kërkesën e kuqebluve që të vihej përsëri në dispozicion të Martinit.

LISTA

PORTIERË: Kristi Qarri, Aron Jukaj, Leon Pöhls

MBROJTËS: Erdenis Gurishta, Gledjan Pusi, Artan Jazxhi, Eslit Sala, Melos Bajrami, Esin Hakaj, Andrej Jago, Amir Brahimi, Aleksandros Kuros, Elmando Gjini

MESFUSHORË: Ardit Krymi, Edon Murataj, Arsid Kruja, Xhoel Hajdari, Esat Mala, Klinti Qato, Ensar Tafili

SULMUES: Bekim Balaj, Çarls Bismark, Aris Ara, Kevin Dodaj, Geralb Kubazi, Antonio Delaj, Alfred Mensah



Lexoni të gjitha në Bota Sot