Asani i pandalshëm në Korenë e Jugut

- Bota Sot

Asani i pandalshëm në Korenë e Jugut

Ndonëse nuk është në periudhën e tij më të mirë me fanellën e kombëtares shqiptare, por nuk është e njëjta gjë për Jasir Asanin në Korenë e Jugut.

Sulmuesi kuqezi është bërë sërish protagonist sot.

Jasir Asani ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në përballjen mes Gwangju dhe Gimcheon Sangmu në javën e 23-të të kampionatit. Në minutën e 37-të të takimit, shqiptari prishi ekuilibrat e takimit me një super gol nga jashtë zone.  

Asani arriti të shënojë sërish pas dy minutash, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Një formë tepër e mirë e sulmuesit të kombëtares pasi në 5 ndeshjet e fundit ka arritur të shënojë 4 gola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot