Granit Xhaka ka marrë më ne fund vendimin për të ardhmen e tij.
Mesfushori i Bajer Leverkusen, po bëhet gati t’i japë lamtumirën skuadrës gjermane, për të ndryshuar kampionat.
Për të u përfol për oferta nga Italia, Arabia Saudite dhe Turqia.
Por në fund, zgjedhja e tij duket se është kthimi në Angli, gjë të cilën e ka pohuar edhe menaxheri i tij, Hoze Noguera Rodriguez.
Duke folur për “Bild” ai konfirmoi se Xhaka ka një akord me Sandërlendin, ku pritet të firmose për tre vite, ndonëse më parë duhet që klubet të gjejnë akrodin mes tyre.
“Është ë vërtetë që ka një akord në parim mes klubit dhe lojtarit, ne kemi qenë gjithmonë në kontakt me Bajer Leverkusenin dhe ata që e drejtojnë kanë qenë gjithmonë të ndërgjegjshëm për situatën.
Ne kemi kërkuar leje që të flasim me Sandërlendin, Leverkuseni pranoi si shenjë respekti ndaj Granitit. Tani çdo gjë është në dorën e klubeve”, tha ai.
Për momentin Sandërlend ka ofruar 10 milionë euro për kartonin e futbollistit, por klubi gjerman kërkon 20 milionë euro për ta lënë të largohet.