Zidane në ‘radarin’ e Paris FC

- Bota Sot

Zidane në ‘radarin’ e Paris FC

Portieri i Granadës, Luca Zidane, raportohet se është futur në ‘radarin’ e Paris FC, skuadër kjo e sapo-ngjitur në Ligue 1.

Luca, djali i legjendës së Real Madridit Zinedine Zidane dhe produkt i akademisë “La Fabrica”, mund të largohet nga Granada për një shumë prej 2 milionë euro, falë një klauzole të veçantë në kontratën e tij.

Sipas “LÉquipe”, Paris FC po shqyrton mundësinë që të aktivizojë këtë klauzolë, për ta sjellë 27-vjeçarin në kryeqytet për sezonin e tyre të parë në elitën e futbollit francez.

Megjithatë, vendimtare do të jetë vetë dëshira e portierit, pasi klubi parizien e sheh atë si zëvendësim për portierin titullar Obed Nkambadio.



Lexoni të gjitha në Bota Sot