Kevin Dodaj pas firmës me CSKA Sofjes: Mezi pres të gëzoj tifozët

- Bota Sot

Kevin Dodaj pas firmës me CSKA Sofjes: Mezi pres të gëzoj tifozët

Tashmë ish-sulmuesi  Vllaznisë, Kevin Dodaj ka thënë fjalët e tij të para si futbollisti më i ri i CSKA Sofjes në Bullgari.

19-vjeçari shkodran shprehet mjaft i lumtur, duke theksuar se mezi pret të takojë tifozët.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit më të madh në Bullgari. Mezi pres që të takoj fansat dhe t’i bëj të lumtur çdo ndeshje. Shihemi në fushën e blertë. Samo CSKA!”, tha Kevin Dodaj.

Kujtojmë se Dodaj vendosi të transferohej nga Vllaznia te “gjiganti” bullgar, me të cilët firmosi kontratë 3-vjeçare.

Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, CSKA Sofjes ka paguar 400 mijë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot