Shefi i Sektorit të Sportit në komunën e Mitrovicës, Nazmi Raci, ka pritur e nderuar emrat e mëdhenj të futbollit mitrovicas dhe të Kosovës.
Ish futbollistët Sami Dobreva, Gani Jashari e Jeton Qubreli, diskutuan me Racin për futbollin në tërësi.
“Sot pata kënaqësinë dhe nderin të pres në zyrën e DKRS-së tre prej figurave më emblematike të futbollit mitrovicas: Sami Dobrevën, Gani Jasharin dhe Jeton Qubrelin.
Raci e Jashari
Këta burra kanë qenë jo vetëm sportistë të jashtëzakonshëm, por edhe shembuj të vërtetë të përkushtimit, disiplinës dhe dashurisë për qytetin e tyre.
Breza të tërë janë rritur duke i parë ata në fushë, duke i marrë si model dhe duke u frymëzuar nga loja, karakteri dhe qëndrueshmëria e tyre.
Raci w Dobreva
Gjatë këtij takimi të ngrohtë e miqësor, biseduam për shumë kujtime të bukura, për sfidat e dikurshme në sport, për sakrificat që janë bërë në kohë të vështira dhe për dashurinë që e kanë pasur gjithmonë për Mitrovicën dhe për vendin.
Ishte kënaqësi t’i dëgjoja nga afër historitë e tyre, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të historisë së sportit tonë lokal.
Unë, si Shef i Sektorit të Sportit në Komunën e Mitrovicës, i falënderova përzemërsisht për kontributin e madh që kanë dhënë jo vetëm në sport, por edhe gjatë periudhës së ndjeshme të pavarësimit të Kosovës.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, secilit prej tyre iu ndava nga një mirënjohje zyrtare, si simbol i vlerësimit institucional për rolin e tyre historik.
Faleminderit Sami Dobreva, Gani Jashari dhe Jeton Qubreli – emri juaj mbetet pjesë e lavdisë së sportit mitrovicas”, ka shkruar Raci në profilin e tij në facebook.