Inter mbetet me “gisht në gojë”, shkak bëhet shqiptari

- Bota Sot

Inter mbetet me “gisht në gojë”, shkak bëhet shqiptari

Inter mbetet thatë. Një nga skuadrat më të interesuara për Kristjan Asllanin, siç ishte Fiorentina, është tërhequr nga gara. Sipas mediave italiane, tashmë klubi “vjollcë” nuk e dëshiron më shqiptarin.

Ky i fundit është zyrtarisht në merkato, sipas drejtorit të Interit Ausilio.

Megjithatë, klubi zikaltër po has vështirësi në shitjen e mesfushorit elbasanas, i cili ka refuzuar edhe ofertën e Real Betis.

Pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Asllanit.

Ndërkohë që interes për 22-vjeçarin ka shfaqur edhe ish-ekipi, Empoli, por edhe Atalanta, të cilët duan ta përfshijnë në “operacionin” Lookman, të cilin e do Inter.



Lexoni të gjitha në Bota Sot