Ish-mbrojtësi i Fiorentinës gjendet i pajetë në banesën e tij

- Bota Sot

Ish-mbrojtësi i Fiorentinës gjendet i pajetë në banesën e tij

Futbolli italian është në zi. Ish-mbrojtësi i Fiorentinës, Celeste Pin është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Sipas mediave italiane, dyshohet se Pin i ka dhënë fund jetës së tij mëngjesin e kësaj të martë, në banesën e tij, që ndodhet në zonën e Careggi në Firence.

Lajmi për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit “vjollcë”, është bërë i ditur nga një i afërm. Ky i fundit nuk kishte kontakt me Pin prej ditësh dhe u detyrua të “ngrinte” alarm.

Kështu, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke gjetur ish-futbollistin e pajetë. Asnjë “gjurmë” nuk është gjetur në shtëpi, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Në lidhje me këtë tragjedi ka reaguar edhe klubi i Fiorentiës. Këta të fundit shprehën ngushëllimet e tyre me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Presidenti Commisso, bashkëshortja e tij Catherine, drejtori i përgjithshëm Alessandro Ferrari, drejtori sportiv Daniele Pradè, trajneri Stefano Pioli dhe i gjithë klubi i Fiorentinës bashkohen me familjen Pin në këtë moment të dhimbshëm dhe shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Celeste”.

Kujtojmë se Celeste Pin ka luajtur për plot 9 vite me Fiorentinën, nga 1982-shi, deri në 1991-shin. Ndërkohë që ka mbajtur veshur edhe fanellën e Perugia, Hellas Verona dhe Siena.



Lexoni të gjitha në Bota Sot