Liverpool është një nga klubet i cili ka bërë transferime të bujshme këtë verë.
Fillimisht me Jeremy Frimpong për 35 milionë euro, më pas me Florian Wirtz për 125 milionë euro e Milos Kerkez për 40 milionë euro dhe së fundmi me Hugo Ekitike për 95 milionë euro.
Megjthatë, merkato e kampionit në fuqi të Premier League nuk është mbyllur ende. Klubi i drejtuar nga Arne Slot synon dhe një përforcim të fundit në merkato, i cili do të jetë zëvendësuesi i Luis Diaz, gjithmonë nëse kolumbiani largohet për diku tjetër.
Liverpool ka vendosur shifrën 100 milionë euro për largimin e Luis Diaz, për të cilin ka interes konkret nga Bayern por edhe nga liga arabe. Në rast se ikën Luis Diaz, Liverpool do transferojë për të njëjtën shifër Rodrygo-n nga Real Madrid.