Dënohet portieri për trukim ndeshjesh

- Bota Sot

Dënohet portieri për trukim ndeshjesh

Maduka Okoje është dënuar me dy muaj për trukim ndeshjesh.

Portieri i Udinezes do të qëndrojë i pezulluar, menjëherë pas fillimit të Seria A.

Klubi italian akoma nuk ka reaguar për lajmin tronditës. Hetimi kishte të bënte me bastet dhe Gjykata Federale Ndërkombëtare, Seksioni Disiplinor, e zyrtarizoi vendimin sot.

Detaje të mëtejshme nuk janë dhënë.

Dhe pse është jo normale, situata të tilla vazhdojnë të ndodhin në Itali.

Udineze e transferoi portierin 25-vjeçar në vitin 2023 nga Uatford. Futbollisti nga Nigeria luajti 26 ndeshje vetëm në edicionin e fundit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot