Gjykatës francezë urdhëruan sot që ministrja e Kulturës, Rachida Dati, dhe ish-drejtuesi i njohur i industrisë së makinave, Carlos Ghosn, të përballen me gjyq për akuza lidhur me korrupsion dhe abuzim me pushtetin, njoftoi një burim gjyqësor.
Prokuroria financiare franceze (PNF) kishte kërkuar qysh në nëntor të vitit 2024 që Dati dhe Ghosn të gjykoheshin si pjesë e një hetimi për korrupsion.
Hetuesit kishin vënë në pikëpyetje pagesat për konsulencë që Dati kishte marrë nga aleanca “Renault-Nissan, pasi ajo kishte dhënë dorëheqjen nga posti i ministres së Drejtësisë në vitin 2009 për të kandiduar në Parlamentin Evropian.
Dati ka mohuar çdo parregullsi në lidhje me pagesat që ka marrë gjatë asaj kohe.
Edhe Ghosn, i cili u arratis nga Japonia në vitin 2019 duke u vendosur në Liban ka mohuar akuzat për keqmenaxhim.
Përfaqësuesit e Datit nuk kanë komentuar menjëherë, ndërsa përfaqësuesit e Ghosn nuk kanë qenë të disponueshëm për koment.
Ghosn, i cili ka shtetësi franceze, libaneze dhe braziliane, nuk ka dalë nga Libani që nga viti 2019, për shkak të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Japonia.